Më datë 15.03.2019 në hapësirat e Dhomës së tregtisë së Maqedonisë u mbajt Seanca e njëmbëdhjetë e Këshillit për zhvillim të regjionit për planifikim të Shkupit.
Në takim përveç kryetarëve të komunave nga Këshilli për zhvillim të regjionit për planifikim të Shkupit, morrën pjesë edhe Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjës për çështje ekonomike dhe koordinim të resorëve ekonomik D-r Koço Angjushev, Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu, zëvendës ministri për vetëqeverisje lokale Dejan Pavleski, Drejtori i byrosë për zhvillim rajonal Ramiz Rexhepi si dhe zyrtarë nga Ambasada zvicërane dhe Agjencioni zvicëran për zhvillim dhe bashkëpunim.
Në takim u hap diskutim për nevojat e identifikuara dhe sfidat me të cilat ballafaqohet regjioni i Shkupit. Diskutimin e hapi Kryetari i Këshillit për zhvillim të regjionit të planifikimit të Shkupit, Boris Georgievski. Propozim iniciativa në drejtim të diskutimit konstruktiv dha edhe Drejtori i Qendrës për zhvillim të regjionit të planifikimit të Shkupit Ljupço Kec Mickovski. Përshkak se ndërtimi i kapaciteteve institucionale është proçes kompleks dhe nënkupton bashkëpunim të përbashkët në proçesin e zhvillimit regjional dhe të barabartë, në Seancë hapur diskutuan të gjithë të ftuarit faktor dhe përcollën qëndrimet e tyre në drejtim të shfrytëzimit të potencialeve për zhvillim të regjionit të Shkupit dhe propozim iniciativat e propozuara.
Shtesë, në seancë u votuan edhe tre propozim projektet, të cilat dolën nga sesionet e forumit, në kornizat e projektit “Zhvillim inkluziv i qëndrueshëm i barabartë i regjionit” finansimi i të cilit është mundësuar nga Agjencioni zvicëran për zhvillim dhe bashkëpunim.
Në takim u diskutua edhe për aktivitetet aktuale për fushëveprimin e punës së Qendrës për zhvillim të regjionit për planifikim të Shkupit.
No comment yet, add your voice below!