Skip to content

Forumi i tretë regjional i komunitetit në kornizat e projektit “Zhvillim inkluziv i qëndrueshëm i barabartë i regjionit”

ДАТУМ

февруари 28, 2019

Категории

Në ditë 28.02.2019 në hotelin Holidej In, Qendra për zhvillim të regjionit të planifikimit të Shkupit e organizoi Forumin e tretë regjional të komunitetit në kornizat e projektit “Zhvillim inkluziv i qëndrueshëm i barabartë i regjionit”, i cili u realizua me mbështetje finansiare të Konfederatës zvicërane, e përfaqësuar nga Ambasada e Zvicrës në RM, Agjensioni zvicëran për zhvillim dhe Ministria për vetëqeverisje lokale e RM.
Në ngjarje morrën pjesë përfaqësues nga sesioni i dyte i forumit me propozim projekte të cilat ishin të propozuara nga të gjitha anët e interesuara: komuna, biznes sektori, sektori civil, institucione arsimore, qytetarë dhe faktorë tjerë.
Në drejtim të kritereve për zgjedhjen e temave prioritare në sesionin e dytë ishin aprovuar 7 koncepte nga fushat në vijim: mbrojtje e mjedisit jetësor, inkluzion social, administrim komunal, biznes sektor, turizëm, kulturë, urbanizëm.
Në kornizat e rajoneve prioritare, para personave të pranishëm u prezantuan të gjitha 7 konceptet me çka për secilin propozim-koncept u zhvillua diskutim, në drejtim se a i respekton propozimi kriteret edhe në kornizat e pragut finansiar të propozuar nga donatorët, me qëllim implementimin e tij.
Qendra për zhvillim të regjionit të planifikimit të SHkupit, me votim nga të pranishmit ndau 3 propozim projekte nga “Forum i komunitetit”.
[foogallery id=”3286″]

Споделeте:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Вашата адреса за е-пошта нема да биде објавена. Задолжителните полиња се означени со *

I accept the Privacy Policy